Prokuroria e Belgjikës thërret Artan Hoxhën, gazetari do dëshmojë për ÇËSHTJEN E BUJSHME

Gazetari Artan Hoxha është thirrur për të dëshmuar nga prokruroria federale belge lidhur me çështjen e “Toyota Yaris”.

 

Lajmin e ka bërë me dije vetë gazetari investigativ i cili tha se do të japë dëshminë e tij të martën në orën 10:00.

 

Hoxha zbuloi dhe një detaj interesant kur tha se prokurorët belgë, të cilët ishin në Shqipëri pak muaj më parë, nuk pranuan ta merrnin dëshminë e tij në Tiranë, pasi rrezikonte të dekonspirohej.

 

“Unë javën tjetër ditën e martë në orën 10:00 do të jem pranë prokurorisë federale belge për të dëshmuar për “Toyota Yaris”, autoritetet belge zgjodhën të mos e merrnin dëshminë në Tiranë, pasi sipas atyre dëshmia mund të dekonspirohej në Tiranë. Në çdo prokurori që më kanë kërkuar unë kam shkuar dhe kam dhënë dëshminë time”, deklaroi gazetari Hoxha.

 

Çështja Toyota Yaris apo Auris ka të bëjë me transportimin nga Belgjika drejt Shqipërisë të rreth 3.4 milionë eurove të dyshuara nga aktivitet kriminal. Për këtë çështje janë proceduar vëllezërit Elvis dhe Alfred Vladi si dhe shoferët, por historia u komplikua më tepër pasi kreu i PD-së në atë kohë, Lulzim Basha e denoncoi ngjarjen disa orë para se të ndodhte.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img