Ngrihet alarmi! Zbulohen tre raste të hepatitit akut te fëmijët, i infektuar dhe foshnja 18 muajsh

3 raste të reja të sëmundjes së mistershme hepatit akut, që prek fëmijët janë zbuluar në Greqi.

 

Autoritetet shëndetësore kanë ngritur alarmin për përhapjen e rasteve, ndërsa sot 3 fëmijë kanë shfaqur simptoma. Sipas Organizatës Shëndetësore të Shëndetit Publik, dy nga fëmijët janë përkatësisht 10 dhe 14 vjeç, ndër sa ata kanë shfaqur simptoma të traktit gastrointestinal (dhimbje barku dhe të vjella) dhe temperaturë.

 

Fëmija e tretë, vetëm 18 muajsh ishte simptomatik, por analizat treguan se kishte rritje të niveleve të enzimave në mëlçi, një ndër shenjat kryesore të hepatitit akut.

 

Sëmundja prek kryesisht fëmijët nga 0 deri në 16 vjeç, dhe vepron duke konsumuar mëlçinë deri sa e nxjerr jashtë funksionit.

 

Deri më tani në Greqi ishte zbuluar një rast, ndërsa në Britani janë raportuar qindra, mes tyre dhe disa vdekje.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img