Kompania me ofertën më të lartë dhe vetëm me 10 pula fiton tenderin për mish në burgje

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në varësi të Ministrisë së Brendshme për nevoja të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka shpallur procedurën e prokurimit “Blerje mishi dhe nënproduktet e tij” me një fond limit prej 314.572.580 lekësh.

 

Kjo agjenci, pas vlerësimit të ofertave ka shpallur fitues ofertën më të ulët, atë të kompanisë “Olta Sharra” me ofertë rreth 246 milionë Lekësh. Deri këtu çdo gjë duket normale, pasi fitues u shpall ofertuesi me vlerë më të ulët.

 

Skandali i këtij tenderi fillon në momentin, që njëra nga kompanitë pjesëmarrëse në tender, Argent Daci, ankimoi vendimin.

 

Përfaqësuesi i firmës: Jo, nuk e ka rrëzuar akoma, ne nuk dimë gjë. Jo, jo, jo, fals, fals, unë nuk e di, ti e di. Unë s’e kam!

 

Komisioni i Prokurimit Publik anuloi fituesin e parë dhe shpalli fitues firmën ankuese Argent Daci, me një ofertë 310 mijë dollarë më të lartë, se fituesja e parë.

 

“I përbërë nga komisioni kryetar Jonaid Myzyri, nënkryetar Fiorent Zguro dhe anëtarë Kreshnik Tërnova dhe Anila Malaj. Ky komision ka vendosur të pranojë ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik Argent Daci, 2. Autoriteti kontraktor të anulojë vendimin e KVO mbi skualifikimin e operatorit ekonomik Argent Daci dhe të korrigjojë shkeljet e konstatuara si më sipër duke e kualifikuar këtë operator ekonomik si fitues. 3.Autoriteti nënkontraktor të anulojë vendimin e KVO mbi kualifikimin ekonomik Olta Sharra duke e skualifikuar këtë operator ekonomik”.

 

Firma Argent Daci, sipas dokumenteve zyrtare, ka vetëm 10 shpendë. Pra një firmë me vetëm 10 pula në inventar dhe jep ofertën më të lartë shpallet fituese e tenderit, për të furnizuar me mish burgjet e vendit për dy vjet e me një shumë parash 2.7 miliardë lekë të vjetra nga taksat tona.

 

“Sipas dokumenteve zyrtarë kjo firmë ka në inventar rreth 10 shpendë pula. Çka do të thotë se nuk plotëson pikën 6 të këtij tenderi”, raporti gazetari.

 

Drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra paralajmëroi padi për këtë rast.

 

“Pas këtij momenti, me kënaqësinë më të madhe kemi ideuar një denoncim që do ta çojmë në organet kompetente. Nuk mundet që kjo gjë të vazhdojë kështu. Më dhimbsen 320 mijë Euro se janë të të gjithëve ne, dhe me këto 320 mijë Euro mund të ishte bërë një kopsht i mrekullueshëm në Tiranë ose rikonstruktuar një prej tyre”, tha Kodra./tvklan.al

TE TJERA

spot_img