Armina Mevlani flet për takimin e parë me Liri Berishën: Nuk e di ç’do të thotë të kesh…

Moderatorja Armina Mevlani e cila prej vitesh është në një lidhje dashurie me djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për marrëdhënien me vjehrrën.

 

Në “Goca dhe Gra”, Armina tregoi se takimi i tyre i parë ka qenë mjaft i ngrohtë ndërsa shtoi se mamanë e partnerit e konsideron njësoj si mamanë e saj.

 

“Unë kam qenë me shumë fat. Liri është një vjehërr shembull. Nuk e di ç’do të thotë të kesh probleme në marrëdhënie.

 

Më ka mirëpritur, ka qenë shumë e mirë që në fillim, shumë e kuptueshme. Zeni shkon i takon, shkojmë e kalojmë atje fundjavën. Kam marrëdhënie shumë të afërt me Lilin, e dua si mamin tim”, tregoi Armina Mevlani.

 

Blogerja dhe moderatorja Armina Mevlani ka folur më herët rreth nisjes së lidhjes së saj me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ajo ka theksuar se kjo ka qenë lidhja e parë serioze për të duke shtuar se jeta e saj ka ndryshuar shumë kur kjo marrëdhënie u bë publike.

 

Mevlani shprehu se ishte një “vajzë naive para se jeta e saj të ndryshonte” kur lidhja me Shkëlzen Berishën u bë publike.

 

Blogerja shtoi se kjo gjë e ka bërë të kuptojë se shoqëria e saj funksiononte ndryshe, pasi sipas saj qarkulluan lajme nga jeta e saj personale të cilat ajo i kishte folur vetëm me njerëz të afërt.

 

“Unë personalisht e kam gjetur veten në një moshë shumë të re përpara sulmeve mediatike. Jeta ime domethënë… duke qenë që në lidhjen time, e cila u bë publike ndryshoi shumë. Unë isha një vajzë naive ku adhuroja të rrija vetëm me shoqërinë time ku s’kisha pasur eksperienca lidhjesh më përpara… serioze. Dhe nga momenti që më ndryshoi në pak ditë, që në momentin që u bë publike, fillova të kuptoj që shumë nga shoqëria ime funksionin ndryshe. Kuptova që shumë gjëra të miat personale, filluan të qarkullonin të cilat unë i kisha folur me njerëz shumë të afërt.”, rrëfeu ajo.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img