Nuk mjafton vetëm t’i lani, ja çfarë duhet të bëni patjetër para se t’i vishni rrobat e përdorura

Sa herë blini rroba, duhet t’i lani para se t’i vishni, pavarësisht nëse i keni blerë në një dyqan, në internet apo të dorës së dytë.

 

Veshja e re, përveç gjurmëve të duarve, mund të ketë edhe gjurmë të përbërjeve kimike me të cilat janë trajtuar rrobat për të pasur një ngjyrë të caktuar, gjë që mund të shkaktojë acarim të lëkurës.

 

Kur bëhet fjalë për rrobat e përdorura, ato lahen patjetër para se të dalin në shitje. Tregtarët e ndërgjegjshëm kryesisht sigurohen që produkti të plotësojë të gjitha standardet e nevojshme të higjienës. Megjithatë, ekspertët e Feng Shui besojnë se kjo nuk mjafton për të larguar energjinë e pronarit të mëparshëm të veshjeve.

 

Sipas tyre, është e nevojshme që ato rroba të lahen edhe një herë, por edhe të hidhet një lugë çaji kripë në ujë. Filozofia e Feng Shui-t beson se kripa si substancë thith shumë mirë energjinë negative, kështu që nëse i lani rrobat me ujë të kripur, ju “dëboni” të gjithë energjinë e pronarit të mëparshëm prej saj.

 

Një mënyrë tjetër është t’i lini rrobat tuaja në diell, sepse drita e tij përfaqëson energjinë yang që shtyp energjinë e ndenjur, yin që gjendet në gjërat e vjetra. Kur merrni një gjë të dorës së dytë në shtëpi, dëgjoni veten tuaj, thonë ekspertët e feng shui-t.

 

Ata ju këshillojnë të dëgjoni intuitën kur bëni blerje. Nëse vetë pamja e një rrobe ju bën të ndiheni të trishtuar, ndoshta është plot energji negative, ndaj nuk duhet ta merrni.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img