“Kryeministri del nudo dhe e votojnë” Nard Ndoka ironizon kritikët e Ronela Hajatit

Debatit që ka plasur në rrjet përsa i përket rezultatit që mori Shqipëria në Eurovizion ku këngëtarja Ronela Hajati nuk kaloi në gjysëmfinale, i është bashkuar dhe ish-deputeti Nard Ndoka.

Sipas tij, kur Rama shfaqet i veshur me çitjane, i thonë modern.

Ndoka shton se kreu i qeverisë ka 9 vite që mashtron me hapjen e negociatave dhe njerëzit mërziten pse nuk ishte veshur mirë Ronela në Eurovision.

REAGIMI I NARD NDOKËS

Rama po, Ronela jo!
Ka 9 vite që na mashtron Rama për hapjen e negociatave, ndërsa ne mërzitemi në mënyrë plebishtare, se nuk ishte veshur mirë Ronela në Eurovision.

Rama del nudo dhe e votojnë, shkon në takime ndërkombëtare me atlete e çitjane, i themi modern, e rendit Shqipërinë të fundit në rajon për ekonomi e liri të medias dhe në fund e durojmë.

Ronelën jo, ajo na “fyeu” rëndë!

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img