Ja merr këngës qafë më qafë/ Ja si ministrja bën gati fillimin e sezonit të ri turistik (Video)

Sezoni turistik po afron dhe duket se ministrja Mirela Kumbaro ka nisur tashmë me përgatitjet e saj.

 

E teksa ministrja po viziton qytetet turistike të Shqipërisë duke inspektuar përgatitjet për sezonin veror, Kumbaro është shfaqur krahë më krahë me kryetarin e bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçin duke kënduar këngë polifonike. Pjesë e tyre ishte gjithashtu dhe kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi.

 

Këtë gjë e ka bërë të ditur këngëtarja e muzikës popullore, Juli Çenko nëpërmjet një postimi në Facebook ku ka falënderuar ministren dhe kryetarët që ishin pjesë e tryezës duke kënduar këngët e krahinave të tyre.

 

“Falënderojmë ministren zj. Mirela Kumbaro dhe dy kryetarët e bashkive Gjirokastër e Tepelenë, z. Flamur Golemi dhe z. Tërmet Peçi, që kënduan së bashku me ne traditën e bukur të polifonisë të krahinave të tyre!”- shkroi këngëtarja krahas postimit.

 

 

 

 

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img