Edi Rama ia vë fajin mediave: PS e keni inkriminuar ju

I kapur mat nga pyetjet e gazetarëve gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme, Rama ia ka adresuar fajin mediave që PS është parti me eksponentë kriminalë.

 

Gazetarët i vunë në dukje faktin që Rama kërkon të bëjë drejtësi me ministër Ulsi Manjën, i cili është i përmendur në dosjen 339 për vjedhje votash në Dibër.

 

Ai u shpreh se PS e kanë inkriminuar mediat dhe se ai nuk është magazinier të ketë dijeni për dosje me numra.

 

“Ça janë këto? Se unë s’di dosje me numra. Nuk jam magazinier. PS e keni inkriminuar ju me komentet tuaja. Ndërkohë thashë të gabosh është njerëzore, të insistosh në gabim është djallëzore. Për ato çështje sot ka njerëz që janë në burg. Tani ça kërkoni? Të dalin siç ju imagjinoni. Po nuk janë ashtu dhe s’kanë si të dalin ashtu. Por, nëse ju keni fakte SPAK-un e keni aty”,-tha ai ndër të tjera.

 

Ndër të tjera foli për kallëzime kryebashkiakësh të PS, por pse kryeministri nuk e nis nga i besuari i tij Erion Veliaj?!

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img