Dosjet “përvëluese” të SPAK, kush janë emrat VIP që rrezikojnë prangat

Disa dosje të nxehta duket se po hetohen nga SPAK, ku përfshihen emrat e disa zyrtarëve dhe politikanëve të lartë në Shqipëri.

Lajmin e bëri të ditur gazetarja Klodiana Lala, e cila ka përmendur në emisionin “Opinion” disa prej dosjeve më të nxehta në duart e SPAK dhe emrat e zyrtarëve të lartë, që rrezikojnë nëse nga hetimi do të rezultojnë element problematikë.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Lala: Tek inceneratorët ka të bëjë me një aferë nga qeveria aktuale.

Gazetari: Dy prej tyre i ka çuar në gjykatë, Elbasani dhe Fieri. Kemi Tiranën. Është nën hetim?

Lala: Po është nën hetim.

Gazetari: Kush kërcënohet me këtë dosje?

Gazetari: Kryetari i bashkisë Erion Veliaj, zoti Ahmetaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, zoti Agaçi.

Gazetari: Janë në hetim këta persona?

Lala: Jo nuk janë nën hetim. Është dosja nën hetim. Tjetër është sterilizimi, një dosje që është në SPAK përpara se të shkonin inceneratorët. Ka dy vite hetim, nuk ka ende një përfundim.

Personi kryesor i dyshuar është ish-ministri Beqja dhe ish-zv.ministri që është pyetur më parë nga Prokuroria e Tiranës. Dhe mendoj që është një dosje që nuk do të përfundojë pa arrestime. Nuk mund të flas në çfarë niveli do të jetë, por mendoj se do të ketë arrestime.

Gazetari: Është gati dosja?

Lala: Unë mendoj për rreth 1-2muaj, sepse nuk ka më afate ligjoire. Një numër personash mund të shkojnë drejt arrestit.

ÇEZ DIA ka një mbyllje hermetike të SPAK, sepse ka të bëjë me zotin Berisha dhe Presidentin aktual Meta. Ka patur një tentativë për të penduar Kastriot Ismailajn. Nuk ka pranuar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Nëse shkon deri në fund, dy njerëzit kryesorë që shënjestrohen, është zoti Berisha dhe Zoti Meta. Privatizimi i kompleksit Partizani lidhet me zotin Berisha…

Gazetari: Ka dosje për këtë?

Lala: Është dërguar në mos gaboj nga Taulant Balla.

Gazetari: E ka marr SPAK, ekziston?

Lala: Është dosje e cila është nga SPAK, nuk e di rezultatin e hetimeve. Sa i përket përgjimeve të Ndragheta është aluduar për përfshirje të zotit Velij dhe është duke u hetuar nga prokurori Sotir Kllapi. Nëse është mbyllur 10 diët e fundit do kërkoj korigjimin.

Çështja Gërdeci, ju e dini që është kthyer për rigjykim, çështja e zotit Mediu. Për rigjykim, jo për rihetim, por SPAK duke qenë se po e vonon mbase ka gjetur artifica të tjera për të rihapur hetimin. Aty mund të kemi zyrtarë të Ministrisë së Mbrotjtjes.

Gazetari: Po Toyota Auris?

Lala: Ka një hetim në Belgjikë, por nëse do të ketë një rezultat të hetimeve në Belgjikë, automatikisht do të reflektohet edhe në vendin tonë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...