Artan Hoxha e thotë troç, ja sa ka shkuar çmimi i kanabisit në Shqipëri

Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Bardh a Zi” ka folur për masivizimin e “Shtëpive të barit” në vendin tonë.

Ai tha se kjo eksperiencë erdhi nga shqiptarët që kishin punuar më parë në Angli, ndërsa shtoi se masivizimi erdhi pasi u rrit kërkesa në tregun e brendshëm.

“Specialiteti i Shqipërisë ka qenë kultivimi i kanabisit në ambient, i famshëm mbeti Lazarati sepse u bë i rëndësishëm se nuk hyhej. Në Shqipëri ka patur kanabis që nga 94-a.

Policia e Shtetit për shkak edhe të kushteve që ka Shqipëria për tu anëtarësuar në BE e rriti monitorimin, e monitoronte nga ajri nga toka, hartuan një strategji kombëtare. Sa më shumë rriteshin kontrollet, aq më e vështirë bëhej kultivimi në ambiente të hapura.

Një pjesë e mirë e shqiptarëve që vinin nga Britania e Madhe ishin specializuar për kultivimin e kanabisit në ambientet e mbyllura. Një pjesë e mirë e atyre atje krijuan probleme pasi kishin hyrë në mënyrë të paligjshme, rrezikonin të kapeshin nga policia u depërtuan,

dhe ata nuk mund të ktheheshin më në Britani, dhe eksperiencën që morën aty, ata e sollën këtu siç shqiptarët mbjellin sot në ambiente të hapura në Spanjë, sepse e kanë mësuar në Shqipëri dhe shkojnë e mbjellin atje. Çfarë ndodhi? Duke ardhur që andej ne sollëm specialistë të importuar në Shqipëri.

Thashë u bë më masiv sepse duke filluar nga viti 2013-të, dhe filloi të zgjerohej në Shqipëri sepse kanabisi natyror kishte krijuar treg të brendshëm. Deri para dy muajsh një kilogram kanabis në ambientet e mbyllura kushtonte 2100 euro, masivizimi ka bërë që të bjerë çmimi në 1800 euro”, theksoi Hoxha.

“Çmenden” fansat! Luizi me celular gjatë Prime dhe tani do përjashtohet? (Video)

Luiz Ejlli është një nder personazhet me të komentuara në Big Brother Vip Albania,ku me semundjen e tij bëri buje të madhe ku gjithë...

Çfarë ndodhi? Sazan Guri shpërthen në lot ‘LIVE’ në emision

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Sazan Guri, i cili mes lotësh foli për humbjen e qenit të tij.   Ambientalisti tregoi...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Fëmija me sindrοmën Dοwn i dashuruar pas Luizit: “ti nuk më pëlqen se e shan” video

Luizi ka marrë informacionin më të rëndësishëm nga njerëzit...

Eni i BBV i jep fund beqarisë me gazetaren e njohur? Dalin fotot nga ceremonia e tyre…

Disa fotografi të publikuara në faqet e tyre zyrtare...

Armando Broja i bën surprizën e bukur Luizit brenda në shtëpinë e BBV (foto)

Tashmë reality show “Big Brother VIP Albania” ka përfshirë...