Analisti bën komenitin e habitshëm: “E tmerrshme, Sali Berisha gjithë jetën ka fjetur vetëm me një grua”

Në emisionin Kojshia Show, ishte i ftuar gazetari Mustafa Nano. Ai ka folur edhe për personat e showbizit shqiptar, duke mos kursyer edhe disa shaka për ta.

 

Gjatë intervistës, Nano ka thënë se do dëshironte të flinte një natë me Lady Gaga-n, ndërsa ka thumbuar Bora Zemanin e Ilda Bejlerin. Ai e konsideroi edhe si të tmerrshme, faktin që Sali Berisha ka flejtur gjithë jetën vetëm me një grua.

 

Analisti Mustafa Nano pas deklaratave të mëparshme për moderatoret sportive Bora Zemani dhe Ilda Bejleri, se “fustani i shkurtër takohet me këmbët e gjata”, ka “provokuar” sërish moderatoret.

 

I ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, gjatë intervistës “Portret erotik” që po zhvillonte, Muç Nano u pyet se cila është një grua erotike sipas tij.Nano u përgjigj se Bora Zemani për të, është një grua erotike. I pyetur nga Çani “po Ilda?”, gazetari u shpreh “po dhe Ilda është erotike”.

 

Kujtojmë që para disa muajsh pas fjalëve të Nanos ndaj moderatoreve të sportit, ai mori përgjigje të ashpra nga bukuroshet e ekranit, të cilat e quajtën periferik, spiun, fshatar e joprofesionist.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img