Ngjarje jo fort të mira i presin këto 3 shenja të horoskopit në këtë muaj…

Ndikimi i planeteve nuk do të jetë fort i mirë për këto tri shenja të horoskopit.

 

Ky muaj do të sjellë lajme të këqija dhe periudha të ndërlikuara për to. Duhet të bëjnë kujdes sidomos në aspektin ekonomik, pasi një gabim në planifikimin e financave, mund të sjellë probleme të ndryshme.

 

Yjet parashikojnë një periudhë jo të mirë së pari për shenjën e Bricjapit. Sidomos në mes të këtij muaji, Bricjapi do të përjetojë vështirësi në planin personal. Një lidhje e qëndrueshme për ta mund të shkojë drejt fundit, ndaj bëni kujdes. Disa miqësi mund të rezultojnë jo shumë të sinqerta, si dhe në punë mund të hasni në vështirësi nga ndonjë koleg juaji.

 

Edhe për shenjën e Shigjetarit ky muaj do të jetë i vështirë. Do të lindin debate në lidhjet romantike. Personat single do të jenë më fatlumët, pasi do të njohin dikë që do t’ia vlejë realisht. Yjet sugjerojnë të mos kapeni me gabimet tuaja, apo të personave pranë jush. Hidheni pas shpine gjithë negativitetin.

Një periudhë jo të lehtë do ta përjetojnë edhe të lindurit nën shenjën e Peshores. Gjatë këtij muaji, sidomos në fund të tij, do të bëni zgjedhje të gabuara në punë, të cilat mund të sjellin humbje në aspektin ekonomik. Në planin personal, një gabim i personit që keni pranë jush, mund të bëjë që të humbni besimin tek ai/ajo.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img