Historike! “Gjuha Shqipe” futet si lëndë me zgjedhje në Universitetin e Harvard-it

Një lajm i mirë dhe i gëzueshëm vjen nga Universiteti i Harvardit.

 

Për herë të parë në histori, Gjuha Shqipe pritet të futet si lëndë me zgjedhje në Universitetin e Harvardit, për të gjithë studentët e të gjitha niveleve. Këtë e ka bërë të ditur Faton Limani, i cili punon si administrator departamenti në këtë universitet.

 

Përmes një postimi në Facebook, Limani thotë se Gjuha Shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele, njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese.

 

Faton Limani

Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzueshëm sa i përket gjuhës sonë shqipe. Në bashkëpunim me bashkëkombasen dhe kolegen Eva Stathi – Misho kemi arritur që të fusim lëndën e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit për të gjithë studentët e të gjitha niveleve. Lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele – njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...