Hajdutët grabitën BKT në Koplik, zbulohet shuma që morën

Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e djeshme në filialin e BKT në Koplik të Shkodrës.

3 persona të maskuar dhe të armatosur grabitën filialin e bankës dhe më pas u larguan nga vendi i ngjarjes me “Volkswagen” të cilët e dogjën në dalje të qytetit,

rrugës për në Bajzë dhe më pas vodhën një ‘Benz’ duke kërcënuar pronarin e mjetit e duke u larguar në drejtim të Hanit të Hotit.

Hajdutët të cilët ende nuk janë identifikuar kanë arritur të marrin nga filiali i bankës BKT rreth qenë 1000 euro, 1000 dollar dhe rreth 400.000 lekë ( te reja). Të gjithë shumat e parave në fjalë janë vjedhur në sportelet e bankës.

Grabitësit vodhën bankën e BKT ditën e djeshme rreth orës 14:10 minuta të ditës dhe kjo në prani të punonjësve dhe klientëve të cilët janë terrorizuar nga prania e tre hajdutëve të armatosur dhe të maskuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...