Dikur punonte si kamarier, tani i riu shqiptar bën 10 mijë euro në muaj nga shtëpia…

Bruno Bajrami është një sipërmarrës shqiptar, i cili e filloi karrierën e tij në vitin 2018, duke punuar në industrinë e trajnerëve.

 

Ai drejton me sukses biznesin e tij të këshillimit të biletave dhe është themeluesi i kompanisë HTC.I frymëzuar nga suksesi i babait të tij, ai vendosi të fillojë ndërtimin e perandorisë së tij të biznesit nga themelet në Gjenevë të Zvicrës.

 

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Bruno ka treguar se fillimisht e nisi gjithçka duke punuar thjesht kamarier. Me kalimin e kohës, ai nisi vërtetë të bëhej pjesë e biznesit.“Do çohesha çdo ditë në 5 të mëngjesit dhe kuptova që nuk ishte për mua.

 

Zgjodha të punoja kamarier, sepse nuk doja t’i kërkoja lekë babait në atë kohë, se isha edhe student. Kështu hapi i parë që bëra, fillova të kërkoja në internet se si të bësh para. I provova të gjitha, të gjitha dështuan”.“Si tip fati, takova një person që më tha lëri këto dhe fokusohu te shitja. E mora shumë seriozisht dhe i hyra kësaj fushe me shumë qejf dhe pasion.

 

Doja t’ia dilja”.“Bota për momentin i është drejtuar online, sidomos gjatë periudhës së pandemisë. Synimi im kur isha 19-vjec ishte 10 mijë dollarë në muaj. Ky ka qenë synimi im të bëja lekë ekstra. M’u desh 4 muaj e gjysmë, 5 për t’i bërë”, u shpreh ndër të tjera 23-vjeçari.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...