Avioni i “Wizz Air” u godit nga rrufeja? Qytetarja: Ishte shpërthim i fuqishëm, a i di kryeministri kushtet e brendshme apo të hipin delet?

Më herët u raportua se avioni Wizz Air i linjës Tiranë-Abu Dhabi është goditur nga një rrufe 10 minuta pasi ishte nisur nga aeroporti i Rinasit. Pas tmerrit që përjetuan pasagjerët avioni ka arritur të ulet sërish në pistë dhe fluturimi është shtyrë për ditën e nesërme.

Por duket se kjo ngjarje e cila u raportua si goditje rrufeje që ndodh të paktën 1 herë në vit (ose për çdo 1000 orë udhëtim) duket se nuk është e vërtetë.

Një qytetare e cila ka qenë duke fluturuar me këtë avion ka treguar se avioni bëri ulje të detyruar për shkak të një defekti në motor ose në turbinat pasi shpërthimi ka qenë i fuqishëm. Sipas saj njerëzit u tmerruan dhe po ulërisnin pasi në bord kishte edhe fëmijë, të moshuar e invalidë ndërkohë që askush nuk po ju jepte ndonjë përgjigje.

Pasi kanë zbritur në aeroport në orën 23:00 janë njoftuar se fluturimi ēshtë shtyrë për ditën e nesërme por qytetarët janë të frikësuar tê udhêtojnë sërish me këta aviona të vjetër e të pa kontrolluar teknikisht para nisjes.

Në fund qytetarja shprehet se Wizz Air qê kryeministri reklamon i ka kushtet e brendshme si autobusët e komunizmit ndërkohë që sot ky avion i kësaj linje për pak mori jetën e 200 njerëzve.

Mesazhi i qytetares:

Pershendetje Joq ! avioni Wizz qe nisej sot nga Rinasi per ne Abu Dhabi ne 18:10 minuta, u detyrua te bente ulje ne Tirane perseri per shkak se e “goditi rrufeja” te pakten keshtu na u be e ditur por dyshojme tek kjo e fundit pasi shumica mendonin per difekt ne motorr ose turbinat pasi shperthimi ishte shume I fuqishem, sa njerezit u tmerruan dhe filluan ulerimat.

As informacion nuk jepnin pas shume kohesh kur u kerkua llogari thane:” presim tw vleresojme gjendjen dhe te rinisemi. Me tu ulur perseri erdhen tekniket u futen ne kabine 3 tekniket dhe pas shume kohesh mezi sollen shkallet x te zbritur e me tu bere gati, skishim bese te ciknim token me kembet tona, mezi sollen autobusin x te marre pasagjeret pasi shiu litar.

Me vone na lane ne terminal gati nje ore me femij te vegjel, moshatar, invalid, perpos nuk na jepnin asnje informacion iken fare u zhduken qe aty….na erdhi ne h23 sms ne tel u anulua fluturimi shtyhet per diten e neserme ne h11 …. iket perseri me ata aviona aq te vjeter pa u kontrolluar teknikisht para nisjes? kush garanton? perse sjellin aviona jashte standarteve?!?!?!?!

apo te hypin delet…..ca behet?!?!?!? Wizz I Kryeministrit kushtet e brendshme I kishte si urbanet e kohes te xhaxhit ja pse na qenka aq I lire…fundja e vertete shprehja: plenci eshte I lire dhe Kryeministri plenc na shet me reklamat e tij. Wizz sot desh shuajti ne ajer 200 vet!!!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...