Grabitet filiali i BKT-së në Koplik, autorët djegin makinën dhe zhduken në drejtim të…

Tre persona të maskuar kanë grabitur filialin e BKT në Koplik.

Behet me dije se tre personat e maskuar kanë hyrë në filialin e bankës duke marrë një shumë parash dhe më pas janë larguar me një makinë tip “Golf 4” të zi. Mësohet se gjatë momentit të grabitjes brenda në filialin e bankës ndodheshin punonjësit si edhe klientë që merrni shërbime.

 

Menjëherë pas largimit të grabitësve, punonjësit e bankës kanë njoftuar sigurinë si edhe policinë, të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes duke bërë këqyrjet e nevojshme me qëllim gjetjen e provave të mundshme të lëna nga grabitësit.

 

Ngjarja sapo ka ndodhur dhe nuk dihet ende shuma e parave të grabitura, ndërkohë që raportohet për gjetjen e një makine të djegur pranë Bajzës. Dyshohet se autorët kanë marrë një automjet tjetër për të humbur gjurmët.

 

Në zonë janë dërguar forca të shumta policia si edhe të FNSH-së.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...