Detaji prekës/ Çifti që u aksidentua nga “G-Class” u bënë prindër pas 20 vitesh martesë

Çifti Arjan dhe Vilma Konomi, përjetuan dje ndoshta frikën më të madhe të jetës së tyre.

Teksa ecnin tek vijat e bardha bashkë me karrocën, brenda së cilës ndodhej foshnja e tyre 3-muajshe, tek rruga e Kavajës, duke respektuar të gjitha rregullat, një fuoristradë bëri që t’i shkonte gjaku në fund të këmbëve.

Një aksident që për pak sa nuk rezultoi tragjik. Ajas Sulejmani, shoferi i makinës luksoze “G Class” kaloi kryqëzimin me semafor të kuq dhe shpejtësi skëterrë, ndërsa përplasi rëndë, familjen Konomi, konkretisht çiftin Vilma dhe Arjan si dhe foshnjën e tyre 3 muajshe.

Familja u transportua në spital ku fëmija ka shpëtuar lehtë, teksa çifti i bashkëshortëve po trajtohen për politraumë. Sa i përket shoferit, Ajas Sulejmani njihej si shofer që nuk respektonte rregullat e qarkullimit rrugor dhe është kapur dy orë më vonë në një spital privat.

Ndërkohë pas ngjarjes mësohet se Vilma dhe Arjan Konomi, çifti që u përplas me makinë nga Sulejmani, ishin bërë prindër pas 20 vitesh martesë. Sipas mediave, Arjan Konomi është me profesion, drejtor arsimi në Ministrinë e Arsimit, ndërsa Vilma është mjeke pediatre në Kombinat.

Arjani ka thyerje të legenit dhe fraktura të tjera, ndërsa Vilma kishte hemorragji të brendshme dhe ndodhe në gjendje stabël në pavion.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...