Shkodrani me karrige me rrota Safet Plangaj futet në librin e rekordeve Guinnes

Një sëmundje në moshë të re e privoi të ecë Safet Plangajn, por në asnjë çast nuk e nënshtroi atë të ecte përpara, të sfidonte edhe më skeptikët, duke prekur rrugën e suksesit.

 

Ëndrrën për të marrë pjesë në rekordin “guinness” e ka vënë në jetë këtë të dielë në kalanë “Rozafa” të Shkodrës.

 

20 pompa në vertikale dhe 500 të tjera në muret e kështjellës së lashtë, janë dokumentar prej tij, me qëllim për ta regjistruar emrin në librin e rekordeve botërore.

 

Demostrimi i elementëve të forcës në kushte ekstreme tregoi edhe njëherë tjetër se kur ekziston vullneti dhe dëshira, as pamundësitë fizike nuk të pengojnë t’ia dalësh.

 

5 vite më parë e mendoi këtë sfidë dhe prej 2 vitesh punoi për ta realizuar.

 

Plangaj dhe trajneri i taekëondo Elion Puka, që ka qenë një prej mbështetësve të tij kryesor, tregojnë për ftesën që kanë marrë, ku i riu do të jetë pjesë e lojërave paraolimpike.

 

Pjesë e këtij aktiviteti ishte dhe mbrojtësi i Vllaznisë, Mevlan Adili dhe mbështetës të rrugëtimit të Plangajt, të riut nga fshati Postribë.

 

Ai sot numëron 9 tituj kombëtarë dhe ndërkombëtarë në disiplinën e bodybuliding, ndërsa pret që zyrtarisht të jetë pjesë e rekordit “guinness”.

 

TE TJERA

spot_img