“Po fusin ADN-në e gjarprit në…”/ Shokon Alfred Cako, bën deklaratën e papritur dhe hedh akuzat e rënda mbi Ministrinë e Shëndetësisë

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një deklaratë tronditëse. Sipas tij, përmes COVID-it po fusin ADN-në e gjarprit në trupin tonë.

 

“Ai nuk është virus, nuk përhapet përmes frymëmarrjes. Ai futet në trupin e njeriut nëpërmjet disa veprimeve siç janë futja e atij telit në hundë që ka helm gjarpri kryesisht nga 2 gjarpërinjtë që janë sipas studiuesve dhe profesionistëve të fushës. Infeksioni që marrim ne janë të 2 lloj gjarpërinjve.

 

Merret edhe nëpërmjet ajrit duke u shpërndarë në formën e aerosolit dhe ne e thithim brenda. Merret sidomos nëpërmjet qendrave tregtare, ndodh kjo sepse iu japin gjoja Ministria e Shëndetësisë, i detyron të fusin medikamente të sintetizuara me helmin e gjarprit. Kryesisht gjarprit kobra dhe të gjarprit që ka kokën e bishtin të kuq dhe quhet prenj, por edhe nga gjarpri me zile dhe nepërkat e ndryshme dhe këto helme vishen me një xhel dhe në rastin e vaksinave futen edhe në ato grimca elektromagnetike.

 

Për këto iu kam thënë që janë brisqe të padukshme shumë të mprehta, që shikohen vetëm me mikroskop. Ato mund të shkaktojnë çarjen e enëve të gjakut dhe hemorragji të brendshme. Atyre që iu qëndron monedha pasi bënë vaksinën natyrisht që kanë ato grimca elektro-magnetike.

 

E dini nga se humbet ndjesia e erës dhe e nuhatjes? Kur dikë e kafshon gjarpri apo nepërka në fshat dhe keni kafshuar vendin për të hequr helmin iu ka ikur nuhatja për 12 orë. Antonoi Fauci është mashtrues, ndërsa këta mjekët tanë janë debila injorantë, këta e kanë mendjen të fitojnë ndonjë lek.

 

 

Kur ndodh një kafshim nga gjarpri ti shkon në spital merr helmin monoklonar, quhet ky, ose poliklonart për të shpëtuar se gjaku mund të bëhet ujë, dëmton mushkërinë, organet respireatore dhe veshkat.

 

Kur ne marrim helmin e COVID neve na hollohet gjaku dhe kur ne shtrohemi në spital këta nuk të japin këtë antihelmin që iu thashë unë, por të japin një helm tjetër, një medikament që bëhet prap me helm gjarpri dhe të nxjerri8n organe specifike jashtë funksionit.”, shprehet Cako.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img