“Nusja që hëngri dy vëllezërit”, historia e Lules që e quajtën “terslie”

Nëna e Florit, i cili ka ardhur në “Ka Një Mesazh Për Ty” për të treguar historinë e saj, është paragjykuar gjithë jetën si një njeri që sillte fatkeqësi.

Në fillim, iu premtua një djali, i cili ndërroi jetë kur ishte vetëm 18 vjeç. Prindërit e martuan me vëllanë e tij, i cili ishte dy vite më i vogël se vajza e tyre e dita kur ajo shkoi nuse në shtëpi, nisi të quhej i mallkuar.

Më herët gjatë rubrikës nga “E diela shqiptare” në Tv Klan, Flori renditi vdekjet që pllakosën familjen e të atit: stërgjyshja, gjyshja e më pas babai i tij.

Vdekjet ndodhnin çdo 4 vjet në të njëjtin muaj, Janar. Por teksa ai ndërroi jetë dhe kishte lënë pas 6 fëmijë të rritur, nëna e Florit ishte shtatzënë, në pritje të të shtatit.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë, mamaja ishte shtatzënë me fëmijën e shtatë?

Flori: Me fëmijën e shtatë, kjo ishte më…

Ardit Gjebrea: Ndërkohë që vdiq babai.

Flori: Vdiq babai, ne vazhduam punën…

Ardit Gjebrea: U bëtë 7 fëmijë?

Flori: Erdhi në jetë fëmija i shtatë dhe nëna tha “lindi dhe një ditë”, pra me këtë do kalonte atë mërzitjen që shkaktoi humbja e babait tonë. Vjen një vajzë dhe nëna ia vuri emrin Linditë, por nuk mbaroi këtu.

Ardit Gjebrea: Vdiq edhe ajo?

Flori: Ajo vdiq pas një viti sepse nëna nuk mund të dilte se paragjykohej.

Ardit Gjebrea: Unë di dhe atë fjalën që i thoshin nënës tënde. “Terslia”, e quanin “terslia”.

Flori: Po, po. E quanin “terslia” gjithmonë, madje janë shprehur “nusja që na hëngri dy vëllezërit”.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë mami yt e ka emrin?

Flori: Lule./tvklan.al

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img