Nëna e paragjykuar gjithë jetën, djali: Do më kesh gjithmonë pranë

Për vite e vite me radhë, nëna e Florit, Lulja është paragjykuar e përbuzur nga familjarët duke u quajtur “terslie”, si një njeri që ndillte vdekje e fatkeqësi.

Por për Florin, nëna e tij është një personifikim i jetës, i njeriut të fortë dhe më të shtrenjtës. Me dëshirën për t’i qëndruar pranë nënës së tij siç ka bërë ajo me fëmijët e saj, Flori ka ardhur posaçërisht nga Greqia në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan për t’i thënë asaj se “Ka Një Mesazh Për Ty”.

Flori: Përshëndetje nënë. Ti gjithmonë e di që unë kam qenë i surprizave, por sot ndryshojnë gjërat. Të kam sjellë sot këtu për të thënë që mua do më kesh gjithmonë pranë, siç të kam thënë një telefonatë dhe do më kesh gjithmonë pranë.

Nuk do t’i harroj dhe do i kujtoj gjithë këto vuajtjet e tua, vështirësitë, përbuzjet, paragjykimet, por ti na jepje kurajë duke na ndenjur pranë.

Sot, jemi ne ku jemi. Kemi familjet tona, shtëpitë tona, falë edukatës tënde që na ke dhënë si fitohet puna, duke thënë që i ligu dhe ai që s’të do mundet me të pasme dhe e pasmja fitohet me punë e puna bëhet me djersë.

Sot dua të shtoj se besoj se njeriut nuk i plotësohen dëshirat, por pak a shumë ty të janë plotësuar se rrethohesh nga 30 nipër e mbesa. Atë dashurinë që nuk e ke pas fituar në atë kohë, sot e fiton falë tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...