Në kërkim në Angli/ Ja për çfarë akuzohej “boss-i” që përplasi çiftin në Tiranë dhe foshnjën e tyre 3-muajshe

Ajas Sulejmani është drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin e rëndë në rrugën e Kavajës sot në Tiranë.

Më pas 39-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes.

Ai ka qenë në kërkim në Angli për akuzën e trafikut të drogës.

Ngjarja tronditëse u regjistrua mesditën e kësaj të diele pranë Parkut të Autobusëve, në kompleksin “Delijorgji”

Një çift bashkëshortësh dhe fëmija e tyre 3 muajsh u përplasën nga Sulejmani. Sipas asaj që njoftoi policia, ata janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë shoferi braktisi makinën “G Class” dhe u largua nga vendi i ngjarjes pas aksidentit. Mësohet se disa minuta pas ngjarjes së rëndë është vënë në pranga i afërmi i shoferit i cili ishte bashkë me të në makinë kur ndodhi aksidenti.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img