Historia e trishtë e gjeniut shqiptar, që askush nuk e merr në punë

E dini që edhe të jesh gjeni në Shqipëri, prapë nuk gjen dot punë? Të jesh gjeni nuk gjen dot punë, ama të jesh patronazhist e ke vendine sigurt, ku të duash.

 

Është një gjeni për memorien kompjuterike që ka, por është i papunë. Euroneës Albania ka intervistuar Romeo Dedën, 37-vjeçarin nga Tirana që pavarësisht aftësive, nuk ka gjetur punë, as në shtet, as në privat.

 

Kujtesa e Romeos është njësoj me atë të një kompjuteri. Ai po pret të hyjë në rekordet Gines pasi mund të përcaktojë çfarë dite e javës ka qenë çdo datë në kalendar, mijëra vite në të shkuarën ose mijëra vite në të ardhmen.

 

Ai u shpreh se ka 5 javë që ka kërkuar punë në zyrën e punës, por asnjë nuk është interesuar. Me kujtesën që ka, mund të memorizojë të gjithë regjistrat e gjendjeve civile në vend, ndaj veten e sheh në një zyrë që ka lidhje me numrat dhe me datat.

 

Në ligjin shqiptar është i detyrueshëm punësimi i një numri të caktuar personash me aftësi të kufizuar nëpër institucione dhe Romeo ka humbur njërin sy, ndërsa me tjetrin sheh shumë pak.

 

Në 2019-n nga 542 persona me aftësi të kufizuar që kërkonin punë, vetëm 82 rezultonin të punësuar. Në zyrat e punësimit, online të shfaqen vetëm 13 oferta pune për këta persona.

 

Romeo jeton i vetëm, lëviz i vetëm në kryeqytet dhe thotë se nuk e ka problem të shkojë i vetëm në punë. Gjithmonë kur dikush të vlerësojë aftësinë e tij përtej të zakonshmes.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...