E RËNDË/ Priste të bëhej baba, futbollisti i njohur në Itali ndërron jetë në mes të lojës (FOTO LAJM)

Priste të bëhej baba, futbollisti në Itali pëson atak kardiak në mes të lojës dhe ndërron jetë

 

Kapiteni i Quingentole, Dimitri Roveri ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare, pasi pësoi atak kardiak gjatë ndeshjes.

 

Sipas burimeve nga mediat e huaja, ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të familjarëve të lojtarit.

 

Në Casalpoglio ishin në fakt nëna e Dimitrit, babai i tij Angelo, një ish-lojtar i Serisë A dhe motra e tij Nicol, presidente e ekipit, të cilët nxituan menjëherë në fushë për t’i bërë të vëllait një masazh në zemër, përpara se të vinin mjekët.

 

Dimitri, i cili jetonte në Quingentole, njoftoi të dielën e kaluar miqve dhe familjes se do të bëhej baba i një djali. Ai ishte i fejuar me Sarën dhe punonte në RSA të Schivenoglia ku kujdesej për kopshtarinë dhe pastrimin e hapësirave të strukturës.

 

Si një tifoz i madh i Milanit, Dimitri, duhet të kishte shkuar nesër në mbrëmje në Verona për të parë ndeshjen ndaj Hellas, një ndeshje vendimtare për fatet e kampionatit në Itali.

 

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img