9 mijë euro nata, çmime të paimagjinueshme të hoteleve në Tiranë për 25 majin

Për herë të parë në historinë tonë, Shqipëria do të organizojë më 25 mja finalen e Conference League, ku do përballen për trofeun italianët e Romës dhe holandezët e Feyenord.

 

Duke ditur që do vijnë shumë tifozë, mendohet rreth 35-40 mijë tifozë, shqiptarët si zakonisht mendojnë si e si të fitojnë më shumë në këtë rast.

 

Kryetari i shoqatës shqiptare të turizmit ka ngritur shqetësimin për një rritje të pazakontë të çmimit të hoteleve në datën 25 Maj, kur në Tiranë do të luhet finalja e Conference League.

 

Duke publikuar një imazh të faqes së rezervimeve, ku një dhomë hoteli shkon nga 500 euro në 9 mijë, Topuzi kërkon ndërhyrjen e autoriteteve për të kthyer normalitetin.

 

“Po bëhet një lojë e turpshme dhe e pa denjë, duke cënuar rëndë imazhin e turizmit në Tiranë. Po shitet dhomat e hoteleve ( për dt 25-26 maj) me çmime nga 600-9000€/nata për një ndeshje sporti që duhet të jetë një manifestim i vlerave të Kryeqytetit të Rinisë 2022.

 

Ftoj z. Veliaj dhe Min Financave të angazhohet seriozisht për të kthyer normalitetin. Ky është abuzim i pastër që do dëmtojë rëndë imazhin e Shqipërisë”, shprehet ai.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...