Rama kërkon nga SPAK “kokën” e Berishës dhe Metës: Po na sfidojnë drejtësinë

Ish-kryeministri Edi Rama ka kërkuar me ngulm nga SPAK që të nisë hetimet për kundërshtarët e tij politikë.

Kjo sipas Ramës me arsyen se ata po sfidojnë drejtësinë shqiptare.

Komentet Rama i bëri në fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, ku i tërhoqi sot sërish vëmendje SPAK-ut.

“SPAK-u të bëj disa punë më të mëdha dhe të vendosë një rend prioritetesh në këtë vend mbase do kisha qenë unë që do të bëja denoncim sot. Por nuk kam sesi ia shtoj SPAK-ut punët në drejtim të kësaj familje politike kur shikoj që balanca jo në aspektin politk, por në atë të drejtësisë është ende shumë e shtrëmbëruar.

Në Kongres solla shembullin e arkës së peshkut. Këtu po sjell një tjetër. SPAK ka pasur shpejtësinë e rrufeshme dhe gatishmërinë e jashtëzakonshe për të vepruar, minutë për minutë që të bllokojë Ardian Dvoranin, njeriun e vlerësuar nga Sekretari i Shtetit si një ndër kampionët që të mos e lejonte të hynte në proces për tu promovuar i gjykatës.

SPAK në mënyrë të rrufeshme a thua se ishte i koordinuar si sahat zviceran me atë zotërinë që për pak ditë më në fund do të largohet nga zyra e presidentit. Çështje në hetim, gjë të cilën, pastaj procesi gjyqësor e çmontoi dhe e shfry si një fluskë sapuni.

Por nëse ky sahat zviceran do të ishte i pakonkurueshëm sa gjykatës dhe prokurorë të nxjerrë kashtë nga vettingu për pasuri marramendëse do të ishin sot më burg. Sepse u bë kohë që peshkaqenët e mëdhenj vettingu i ka flakur jashtë. Ku janë sot? Ata janë në punë e tyre. Nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë.

BE ia ka lënë Shqipërisë me shkrim për të vazhduar procesin dhe në monetin që do të ulet në tryezë gjëja e parë është se sa gjykatës dhe prokurorë janë marrë në hetim. Zero. Kampioni i ant-korrupsionit nga DASH është futur në hetim nga SPAK nga ai që jo vetëm unë por gjithë Shqipëria mezi pret ta shikojë para SPAK-ut”, tha Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...