Një qytetar ka denoncuar së fundmi kompaninë e fluturimeve Wizz Air.
Ai shkruan për JOQ se është detyruar të paguajë 30 Euro për një çantë, që ishte në përmasat e një çante dore, por stafi e ka cilësuar atë si valixhe dhe jo si çantë dore.
Ai ka dërguar edhe foto ku shihet se çanta futet letësisht në hapsirën e përmasave të çantave të dorës.
Qytetari shkruan:
Pershendetje. Ju lutem publikojeni. Kompania wizz ben abuzime me cantat e dores se njerezve duke i llogaritur si valixhe dhe te detyrojne te paguash 30 euro me fature duke te mashtruar qe e ke te madhe canten e dores nderkohe qe canta futet ne vendin e matjes dhe ka permasat brenda normave si cante dore.
Po e shoqeroj edhe me foto qe te kuptohet vertetesia e kesaj qe po them. Luftojme abuzimin. Ju lutem publikojeni qe ta marrin vesh njerezit se si vidhen nga kjo kompani.