Keni plane për nesër? Njihuni me parashikimin e motit, kjo zonë do përfshihet nga rrufetë

Të dielën moti do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti të jetë i kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare të jenë dominante.

Kjo situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë orëve në vijim ku kthjellimet do të jenë të pranishme pothuajse në të gjithë territorin, përjashtuar zonat malore ku priten herë pas here zhvillim i vranësirave duke sjellë shira të karakterit lokal.

Siç shihet në parashikimin e motit të bërë nga “Windy”, zonat e Shkodrës, Malësisë së Madhe, Pukës, Kukësit por edhe më poshtë si Lezha, Laçi e deri në Krujë, do të ketë prani të reshjeve të shiut. Pjesa e Shkodrës do të shoqërohet edhe me shkarkesa të shpeshta elektrike.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 27°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veri veriperëndimore, duke krijuar në brigjet detare dallgë deri në 2 ballë./abcnews.al/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...