Parandalimi shpëton jetë, 4 sinjalet e atakut kardiak që s’duhet t’i injoroni

Goditja në zemër, njohur ndryshe edhe si ataku kardiak, është një prej shkaktarëve kryesorë të vdekshmërisë në vende të ndryshme.

 

Kjo sëmundje ka përparuar ndjeshëm vitet e fundit duke ngritur alarmin në shumicën e shoqërive moderne. Në këtë artikull do të njiheni me 4 simptomat e atakut kardiak që asnjë femër nuk duhet të injorojë në të përditshmen e saj :

 

1.Dhimbje në shpinë, qafë, nofulla dhe në krahë: Në përgjithësi simptomat e para të atakut kardiak janë shtrëngimet në kraharor ose në krahun e majtë, por jo më pak të rëndësishme janë dhimbjet në shpinë, nofulla dhe qafë. Dhimbja mund t’ju shfaqet papritur dhe bëhet gjithmonë e më e fortë. Në qoftë se zgjoheni në mes të natës me dhimbje të tilla është mirë të lajmëroni menjëherë mjekun ose të paraqiteni në spital.

 

2.Dhimbje e fortë në stomak: Dhimbja therëse në zonën abdominale, përreth stomakut, nuk është vetëm simptomë e helmimit apo ndonjë ftohjeje të mundshme. Kur dhimbja bëhët më e fortë se zakonisht, aq sa ju duket sikur ju lë pa frymë, duhet të tregoheni të kujdesshme dhe të mos e neglizhoni pasi mund të jeni duke kaluar një goditje në zemër.

 

3.Gulçim gjatë frymëmarrjes dhe marramendje: Marramendja, e shoqëruar me vështirësi në frymëmarrje të cilat ngjasojnë me gulçimin pas një maratone, janë një tjetër simptomë e atakut kardiak që nuk duhet injoruar.

 

4.Shtrëngim në kraharor: Në qoftë se ndjeni shtrëngim në krahahor, therje të bezdisshme në gjoks apo rritje të temperaturës trupore që ngjan me djegien duhet të ndërhyni menjëherë pasi mund të pësoni atak kardiak.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...