Gazetarja Rezarta Reçi: “Kisha gënjyer veten”, do të luftoj gjatë…

Gazetarja Rezarta Reçi ka publikuar tashmë librin e saj të dytë, “Zhbërja”.

Një libër që ka në qendër marrëdhëniet e ndërlikuara njerëzore për të edukuar mbi qasjet e reja që duhet të përqafojmë dhe zhbërë të vjetrat. “Zhbërja” duket se ka qenë edhe arma më e fortë e Rezartës në luftën e saj ndaj një armiku të padukshëm të shëndetit, me të cilin lufton prej kohësh.

E ftuar në “Rudina” në Tv Klan, gazetarja dhe shkrimtarja e njohur tregon më shumë mbi gjendjen e saj aktuale, forcën që gjen çdo ditë dhe kurajën e optimizmin që nuk e lënë në baltë asnjë çast.

Rudina Magjistari: Si je me shëndet aktualisht, si po ecën i gjithë procesi i trajtimit?

Rezarta Reçi: Jam në përpjekje e sipër, është luftë e gjatë. Madje tani kam konstatuar që është luftë me e gjatë nga sa e kisha parashikuar, kështu që duhet të shkruaj edhe nja 2-3 libra të tjerë, mendoj, nëse arrij ta përballoj si luftë. Nga biseda e fundit që kam bërë me mjeken kuptova që nuk është dhe aq e lehtë dhe aq e thjeshtë, duhet të përpiqem vetë, siç ka thënë motra ime e Shkodrës: “notin duhet ta bësh vetë”. Megjithatë kam shumë mbështetje, të them të drejtën, por luftën po e bëj unë. Më ka ndihmuar shumë e shkruara e librave dhe kujdesi i stafit mjekësor, i jam mirënjohëse.

Rudina Magjistari: Vazhdon me terapitë sepse nuk bëhet fjala për ndërhyrje më apo ajo?

Rezarta Reçi: Jo, bëhet për jetëgjatësi mjekimi. Unë mendoja që mund të kryente, por kisha gënjyer veten, do shkojë shumë dhe kjo më ka dobësuar pak, por them që do ta rimarr veten për të luftuar për më gjatë.

Ndërsa lufta e gjatë vazhdon, Rezarta thotë se ka trashëguar një karakteristikë të fortë nga i ati: optimizmin, këmbënguljen për mos t’u dorëzuar. Në çastet kur ndihet e dobët, kujton që miqtë e saj janë vetëm një telefonatë larg dhe që dashurinë që e rrethon./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...