Shqipëria kontribuon me 1 milion euro për Ukrainën

Shqipëria kontribuon me 1 milion euro në Konferencën e Donatorëve për Ukrainën. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së Donatorëve në Varshavë.

‘Në këtë konferencë ne do të kontribuojmë me 1 mln euro, e di që nuk do të ndryshoje në përfundimin e luftës pra mënyrën si po zhvillohet lufta, por ne jemi të nderuar që jemi këtu.

Jam falenderues për kryeministrin polak që është pjesë e kësaj konference, për të bërë më të mirën për ukrainasit dhe të shohim sa më shpejt paqen.’- tha Rama.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img