Rikthehen djemtë e West Side Family: Me Dr. Florin kemi goditur fen…

Grupi shumë i dashur nga publiku, West Side Family, kanë risjellë për publikun këngën e njohur, “Lule t’bukra ka Tirona”.

 

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Landi dhe Miri kanë treguar si lindi ky projekt. Ata kanë theksuar se grupi i tyre tashmë kanë për qëllim të ruajnë stantadin e Dr. Florit.

 

“Ka tre vjet ky projekt, po shyqyr që nuk e bëmë se erdhi pandemia. Çdo gjë në këtë projekt është me 2 kuptime. Jo vetëm lulet po edhe vajzat e bukura. Erdhi pranvera, po edhe vajzat vishen më lehtshëm.

 

Ne tashmë kemi atë standartin që na ka lënë Flori dhe ne duhet të bëjmë o atë, o më mirë”, u shpreh Miri.

 

“Ne mundohemi që në fillimet tona, që kur krijojmë diçka të bukur të mbajmë suksesin. Ne gjithmonë i kemi kënduar të bukurës, kemi goditur fenomene. Edhe kjo fal talentit të Dr. Florit. Ne kemi bërë një baladë ndryshe, po nuk u dëgjua shumë se qëlloi periudha gjatë kohës së tërmetit”, tha Landi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...