Nxënësja në klasë të 3 me probleme të shëndetit mendor, por nuk i caktojnë mësues ndihmës

Problematika e një vajze në klasë të tretë me probleme të shëndetit mendor është tematika e radhës e denoncuar në emisionin Stop në Tv Klan.

 

Arjan Karriqi, babai i vajzës, tregon se pavarësisht se ka dorëzuar dokumentet në Drejtorinë Arsimore, e bija nuk ka mësues ndihmës.

 

Arjan Karriqi: Vajza ime është në klasën e tretë te shkolla 28 Nëntori. Është diagnostikuar me vonesë zhvillimi dhe e kemi ndjekur te institucionet dhe kur e solla në klasë të parë, kam bërë dokumentet për mësuese ndihmëse.

 

Gazetarja e Stop takoi drejtorin e shkollës “28 Nëntori” në zonën e Laprakës në Tiranë. Ai tha se me këtë rast është njohur që kur vajza ishte në klasën e parë.

 

Por sipas tij, prindi i vajzës, vetëm në Mars 2022, ka çuar raport mjeko-ligjor me diagnozën dhe nevojën që ka ky fëmijë për mësues mbështetës.

 

Drejtori i shkollës: Ecurinë e nxënëses e kemi që nga klasa e parë. Por insistimin e prindit për të pasur mësues ndihmës e kemi arritur vetëm tani në datën 17 Mars, kur psikologia nëpërmjet kërkesave që i ka çuar që në Tetor e më vonë e ka bindur këtë prind që të shkojë ta nxjerrë para Komisionit Mjeko-Ligjor i Psikiatrisë dhe më pas i është konfirmuar një raport nga ky komision.

 

Prindi ka bashkëpunuar vetëm në Marsin e këtij viti ndërsa më parë vetëm kanë qenë seanca këshillimore. Ky fëmijë ka qenë me vështirësi në të nxënë nga klasa e parë dhe në vazhdim.

 

Pas një ballafaqimi mes prindërve dhe drejtorit, rezulton se ka qenë komisioni mjeko-ligjor që nuk i ka lëshuar dokumentin, duke pretenduar se kërkohej dokument për KEMP dhe jo për mësues mbështetës. /tvklan.al

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img