“Më ka bërë përshtypje” Evi Kokalari zbulon se cila Jozefina Topalli nuk i flet fare…

Aktivistja shqiptare në SHBA, Evi Kokalari, në një intervistë ka folur në lidhje me gratë politikane shqiptare dhe marrëdhëniet që ka me to.

 

Kokalari ka treguar se Jozefina Topalli nuk i flet dhe se as në Kuvendin e PD nuk e ka përshëndetur, ndërsa për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin tha se e pëlqen se është shumë agresive dhe e “ftohtë”, e teksa për Grida Dumën tha se është e bukur, por që i mungon thelbi.

 

“Topalli…Mua nuk më përshëndet, dhe më kanë thënë…njëherë që e kam përshëndetur unë, dhe në kongres kaloi me nxitim. Po e them publikisht se më ka bërë përshtypje. Pastaj erdhi dhe u ul pas meje dhe zonjës Berisha që të ishte e inkuadruar në televizion, por s’më përshëndeti.

 

Spiropali…nuk e di, nuk më thotë asgjë. Vetëm që bëjmë shaka se është një fotograd në rrjetet sociale që i hedh vetëm fotot e kësaj.

 

Monikën e dua, sepse është shumë agresive, i futet diçkaje dhe e bën. Është një njeri shumë fleksible, mund të flasës për çfarëdolloj teme. Monika është shumë chill.

 

Grida është e bukur dhe ka pasur potencialin që të bëhet një nga figurat më të forta, por i mungon thelbi” tha Kokalari për Abc News.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...