Kaos me shërbimet online/ Pensionistët në Shkodër: Ne jemi me Nokia, sa për “ALO”

Ofrimi i shërbimeve online nga 1 maj ka krijuar probleme tek qytetarët, kryesisht tek të moshuarit.

Sot në Shkodër, ato presin në radhë pranë qendrës ADISA pasi thonë se nuk dijnë t’i përdorin telefonat për të kryer shërbime të ndryshme. Ndërsa të tjerë nxjerrin dhe tregojnë se kanë celularë “Nokia”, që e përdorin vetëm për të komunikuar.

Ata kërkojnë gjithashtu që të lënë një personel që t’i sqarojë për më shumë detaje, pasi ende janë të paqartë në mënyrën sesi duhet të veprojnë.

PJESË NGA BISEDA:

I moshuari: Ka nja 1.30 që jam këtu. Dua të bëj rivlerësim. Ajo më thotë bëjë online, unë nuk di. Telefon Nokia kam.

I moshuari: Ne nuk kuptojmë çfarë domethënë. Ne vijmë për pensione për letra pensionesh. Nuk ka asnjë që të sqarojë popullin. S’dimë ku të ankohemi.

I moshuari: Çdo gjë thotë online. Shihe ça telefoni kam unë. Vetëm për alo! S’di ti përdor këto dreq.

Ndërkohë që dhe në Gjirokastër, mbyllja e zyrave ka shkaktuar kaos dhe paqartësi kryesisht për pensionistët, të cilët nuk kanë akses në internet.

Edhe sot në këtë qytet, dhjetëra qytetarë u paraqitën si zakonisht pranë zyrave të Agjencisë së Shërbimeve Publike të Integruara, për të marrë dokumente apo kryer shërbime sipas nevojave të tyre.

Nga 1 maji, 95% të shërbimeve publike do të ofrohen online në ‘E-Albania’. Qytetarët shqiptarë nuk do presin më në radhët e institucioneve për të tërhequr dokumentet e nevojshme. Por mesa duket paska dhe probleme…

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img