Ka marrë pjesë në Big Brother: Gjeni kush është ky personazh!

Balerini i njohur Ilir Shaqiri është bërë nostalgjik dhe ka ndarë me ndjekësit një foto të vjetër. Ndoshta nuk e vini re mirë, por është me vëllain e tij, kur ishin të vegjël.

Teksa ka uruar vëllain me rastin e ditëlindjes, fituesi i “Big Brother VIP” ka publikuar një foto që është shkrepur kur kanë qenë shumë të vegjël. Të dy bukuroshë, patjetër.

“Mos u habit, u rrite vllaçko”, ka shkruar balerini krahas fotos. Kujtojmë që pasi doli nga shtëpia e famshme, ku qëndroi për katër muaj, Iliri ka vendosur që të jetojë në Shqipëri.

Ai ka deklaruar vetë se është angazhuar me disa projekte. Në radhë të parë, ai është imazh i kompanisë Digitalb dhe deri tani ka xhiruar reklamën e parë, mjaft të pëlqyer nga publiku.

Së dyti, ai ka një projekt gjigant për të krijuar një akademi të kërcimit, duke ndihmuar shqiptarët për të realizuar ëndrrën e tyre. Bëhet fjalë për 100 bursa që do japë për studime.

Shqiptarët të cilët kanë talent, por jo mundësi financiare, mund t’i drejtohen Ilir Shaqirit. Kushti i padiskutueshëm është pasioni. Këtë e ka përsëritur shpesh.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img