“Fikini TV sa të mbaroj këtë m… performance”, Ronela Hajati e kap keq me shqiptarët

Ronela Hajati është përfaqësuesja e Shqipërinë në Eurovison me këngën e saj “Sekret”.

Mendohej se gjërat po i shkonin mirë, por duket se nuk po e përballon trysninë e publikut.

Këngëtarja së fundmi ka qenë pjesë e një konferencë për shtyp në Torino, ku ka folur për bullizmin dhe komentet negative. Ajo nuk i ka përballuar dhe aq mirë kritikat.

Ronela ka postuar sot në rrjetin social “Twitter” një shkrim, ku tregon se sa i mungon studioja e saj, të bërit muzikë dhe fansat. Ajo u shpreh se ka punuar shumë për performancën që do të paraqesë në festivalin e madh, por njerëzit nuk janë ende të kënaqur me të.

“Më mungon studioja ime, të bëj muzikë, koncertet, fansat. Kam punuar në çdo detaj për 5 muaj dhe njerëzit janë ende të pakënaqur nga unë.

Kjo është ajo që mund të bëj, më vjen keq. Le të përfundojë sa më shpejt. Fikini televizorët kur të performojë këtë m*t performance, sepse do ta harroni më shpejt”, ka shkruar sot.

E ftuar në “Goca dhe gra”, Ronela ka sqaruar se veprimi i “censuruar” ishte thjesht një lëvizje dore dhe se duhej të ishin marrë foto të tjera gjatë performancës në skenë.

“Është një lëvizje, që thjesht shkon dora dhe është kapur aty. E di si është puna? Kemi pasur një suport shumë të madh nga njerëz që as nuk i njoh. Komentet negative janë shumë të pakta.

Unë i pikas këto se dua t’i shoh. Problemi është se komentet pikante janë vetëm bullizuese dhe të poshtra, sa je shëndoshur, sa kile ke shtuar. Koreografia është censuruar se ka video të tjera që duhet të ishin marrë”, shpjegoi Ronela.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...