Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj prindër për herë të parë?

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj thuhet se do bëhen prindër për herë të parë.

Këngëtarja e njohur është në pritje të ëmbël sipas Kryefjala.com dhe së shpejti do sjellë në jetë fëmijën e parë të saj dhe reperit. Nga vetë çifti nuk ka ende asnjë reagim teksa në rrjetet sociale Eni është shfaqur në super formë dhe barkun e sheshtë.

Megjithatë, kjo është një taktikë që personazhet publike përdorin shpesh kur janë shtatzënë: postojnë foto të vjetra. Aktualisht nuk ka detaje se në çfarë muaji është Eni dhe cila është gjinia e fëmijës.

Genci dhe Eni po jetojnë prej vitesh një histori shumë të bukur dashurie, teksa në 3 nëntor të 2018 artisti i bëri një super propozim në Plavë këngëtares.

Në një intervistë Eni ka treguar se me Gencin është njohur gjatë një turneu në Amerikë dhe se ai ishte shumë mendjemadh. “Me Gencin jemi njohur në një turne në Amerikë.

Të them të drejtën në fillim më është dukur shumë mendjemadh dhe i thashë Gretës ‘obobo si do e shtyjmë në turne, ky as muhabet s’do na bëj’ dhe përgjigja e Gretës ishte: ‘Eha sa e vret mendjen, sikur do bëjmë krushqi me të’. Përfundimin e dini besoj”, ka treguar Eni.

Në një intervistë kohë më parë Eni u shpreh se fëmijët janë bekim dhe se me djalin e Gencit ka raporte shumë të mira. “Kam raporte fantastike. Pavarësisht të kaluarës, fëmija është bekim.

Jeta është shumë e shkurtër, dhuroni vetëm dashuri, nëse e doni partnerin tuaj, do e pranoni dhe do e doni të gjithë familjen e tij pa përjashtim”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...