Babai i Ilvi Metës tregon detajin e trishtë: Im bir kishte kërkuar pak bukë para se të…

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e trishtë e mbrëmjes së djeshme në komisariatin e Kavajës, aty ku 31 vjecari Ilvi Meta thuhet se i dha fund jetës së tij me lidhëse.

 

Baba i Ilvi Metës ka treguar momentet e fundit që pati kontakt me djalin e tij, përmes efektivëve. Ai tha mbrëmjen e sotme për “Top Story” se një efektiv i afërm i kishte çuar në shtëpi rripin dhe i kishte treguar se Ilvi donte ushqim në qeli.

 

“Kur polici më pruri rripin, më tha që Ilvin e kanë ndaluar, prandaj të erdha ti solla te shtëpia. Tha çoji gjë për të ngrënë, unë i thashë Irenës t’i çonte ushqim”, tha babai, Agimi.

 

Ishte e motra e Ilvit, Irena, që i çoi për të ngrënë, duke ia dorëzuar efektivët pasi nuk e kishin lënë ta takonte. “Nuk e kam takuar se s’më kanë lënë të hy brenda.Polici më ka thënë që Ilvi do të haj, do ushqim. Un kam shkuar i bleva byreqe dhe ujë ia çova.

 

Më pa pak çuditshëm. Kujt Ilv tha, Ilv Metës i thashë”, tha e motra e viktimës.Familjarët e 31-vjeçarit që u gjet i pajetë mbrëmjen e djeshme në komisariatin e Kavajës kanë hedhur dyshime të forta se Ilvi Meta është kër cënuar nga efektivët e policisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...