Situata e tensionuar, deputetja e Shkodrës Greta Bardeli bën paralajmërimin urgjent

Deputetja e PD Greta Bardeli, kërkon nga qeveria që të hapë me dy drejtime rrugën nga kryqëzimi i Ahmetaqit deri “te rrethrrotullimi i statujës së “Nënë Terezës”. Sipas Bardelit, nëse kjo nuk ndodh, atëherë protestës do i bashkohet dhe veriu.

“Si deputete e Qarkut Shkodër kërkoj menjëherë hapjen e rrugës në 2 drejtime nga kryqëzimi i Ahmetaq (kthesa për aeroport kur vjen nga veriu) deri te rrethrrotullimi i statujës së “Nënë Terezës”.

 

Qeveria menjëherë të heqë dorë nga kokëfortësia , përndryshe protestat e banorëve të Rinasit do të mbështeten nga Shkodra, Lezha e kudo nga veriu ku preken interesat e qytetarëve”, shkruan deputetja e PD.

 

Reagimi i plotë i Greta Bardelit:

Qytatarët e Qarkut Shkodër, Lezhë dhe gjithë veriut pa asnjë diskutim penalizohen tepër nga mbyllja e qarkullimit në drejtim të rrugës drejt aeroportit “Nënë Tereza”.

 

Vendim i nxituar pa marrë në konsideratë interesat e komuniteteve dhe veçanërisht veriut të vendit që goditet vazhdimisht nga vendimet e qeverisë!

 

Si deputete e Qarkut Shkodër kërkoj menjëherë hapjen e rrugës në 2 drejtime nga kryqëzimi i Ahmetaq (kthesa për aeroport kur vjen nga veriu) deri te rrethrrotullimi i statujës së “Nënë Terezës”. Qeveria menjëherë të heqë dorë nga kokëfortësia , përndryshe protestat e banorëve të Rinasit do të mbështeten nga Shkodra, Lezha e kudo nga veriu ku preken interesat e qytetarëve!

 

Nuk është faji qytetarëve që qeveria hedh paratë për interesat e vilave të korrupsionit duke u çuar tunele te dera e vilave në bregdet dhe asnjë investim aty ku duhet!

 

Rruga e aeroportit sot duhet te ishte me 4 kalime, ndërsa Lezhë, Shkodër duhet te ishte investuar në nivelin e autostradave ndërkombëtare si pjesë e rëndësishme e korridorit europian të adriatikut!

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...