Rudina Magjistari i futet fizikës: “Makina frenohet pa shtypur frenat, e thotë shkenca”

“Si të frenosh pa shtypur frenat”. Kjo ishte tema e përgatitur nga Rudina Magjistari në emisionin e saj pak javë më parë, me të cilën u bë virale në rrjetet sociale.

 

Të gjithë pyesnin me vete: A mund të frenohet vërtet pa shtypur frenat? Këtë përgjigje e ka dhënë së fundmi vetë Magjistari në programin e ri të ABC News.

 

E pyetur nga “Piranjat”, Rudina ka thënë se mjafton që të ulësh shpejtësinë dhe makina frenon vetë. Sipas saj, këto janë ligje fizike dhe nuk i ka shpikur ajo. “A ke bërë fizikë në shkollë? E di cfarë është forca e fërkimit? Ndalon shpejtësia vetë, kur ti e heq këmbën nga gazi. Janë ligje fizike këto, s’i kam shpikur unë”, tha Rudina.

 

Jemi mësuar ta shohim gjithmonë në rolin e moderatores, kurse tani paraqitet edhe si fizikante. I lejohet, sepse e duan të gjithë dhe e pëlqejnë në të gjitha gjërat që merr përsipër.

 

Ajo më parë ka qenë aktore, nëse nuk e dinit. “Kam luajtur në një film, madje dalja ime e parë në ekran ka qenë në një film. Kam qenë figurante, por e kam një kujtim”.

 

“Ka qenë filmi ‘Ngjyrat e moshës’. Kam qenë në gjimnaz, s’kisha filluar të dilja në televizor akoma”, ka thënë Rudina në një intervistë të fundit për portalet.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img