“Ja ku jam”, këngëtarja REAGON pas lajmit të arrestimit saj…(FOTO)

Këngëtarja kosovare Fjolla Morina ka reaguar pak pas qarkullimit të lajmeve për arrestimin e saj ditën e sotme në Prishtinë.

Ajo ka publikuar disa foto në Instastory, ku shihet në ambientet e dyqanit të saj ndërsa shkruan krahas fotove: “Te dyqani jam”, duke hedhur poshtë lajmet për arrestimin e saj.

Më herët avokati i këngëtares, Fanol Krasniqi, ka thënë se Morina thjesht është shoqëruar në stacionin policor, por nuk është arrestuar.

“Fjolla Morina nuk është arrestuar, ajo është shoqëruar në stacionin policor. Një zyre e bashkëpunimit juridik në Kosovë, nuk e ka shfuqizuar urdhëresën e gjykatës e cila e ka refuzuar ekstradimin, tash po presim njoftimin, Fjolla nuk është e arrestume”, ka thënë Krasniqi për gazetën Ekspres.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img