I njohët? Na kanë bërë të qeshim me lot, foto e rrallë e dy ikonave të humorit shqiptar

Kur flasim për humorin shkodran, vlerësim i madh shkon dhe për aktoren e njohur Zyliha Miloti.

 

Një artiste që prej dekadash po merr vlerësime të shumta nga publiku dhe kritika për atë që ajo përcjell në skenë. Një aktore që ka interpretuar në role të shumta, duke dhuruar emocione të mëdha për publikun.

 

Zyliha Miloti numëron me qindra role në karrierën e saj të shkëlqyer. Shfrytëzon me sens e maturi nëndialektin e të folurës shkodrane, pa e bërë atë një zhargon të rënd, përkundrazi duke i dhënë një tingëllim poetik e plot muzikalitet.

 

Ka krijuar figura grash prepotente e zotëruese ndaj burrave, llafazane, sikundër edhe femra snobe, malësore disi naive apo ”burrnesha”, zyrtare e intelektuale të kohës etj.

 

Role të shumta ka edhe krah një tjetër artisti shkodran me po të njëjtat vlera, Zef Dedës.

 

Nëpër vitet e jetës së tij artistike, aktori Zef Deda ka sjellë me qindra role duke përcjellë momente të veçanta për publikun. Komediani i njohur ka spikatur me personazhet e tij për tu vlerësuar si aktori i madh i humorit shqiptar.

 

Kjo foto e shumë viteve më parë, e dy ikonave të humorit shqiptar me shumë mundësi do t’ju bëjë nostalgjike dhe do tju sjell në mend kujtime të bukura.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...