Arrestohet këngëtarja e famshme shqiptare, ishte në kërkim nga autoritetet

Këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar sërish ditën e sotme në Prishtinë.

Sipas mediave kosovare, ajo është ndaluar nga policia vendase në rrugën “Ahmet Krasniqi” në kryeqytet.

Ndërkohë, avokati i këngëtares, Fanol Krasniqi është shprehur për mediat se ajo vetëm është shoqëruar në polici.

Këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar sot në Prishtinë. Ajo është arrestuar në rrugën “Ahmet Krasniqi”.

“Fjolla Morina nuk është arrestuar, ajo është shoqëruar në stacionin policor.

Një zyre e bashkëpunimit juridik në Kosovë, nuk e ka shfuqizu urdhëresën e gjykatës e cila e ka refuzu ekstradimin, tash po presim njoftimin, Fjolla nuk është e arrestume”, ka thënë Krasniqi për Paparacin.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img