Rama: Në Shqipëri s’ka as media të intimiduar, as gazetarë të penguar në lirinë e tyre. E kam të pamundur…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas publikimit të Treguesit Botëror të Lirisë së Shtypit që radhiti Shqipërinë në mesin e vendeve problematike.

Kreu i qeverisë thotë në postimin e tij në Twitter se e ka të pamundur të heshtë kur sheh se si tallen disa me lirinë e fjalës dhe “se si liria e shtypit bëhet liri e shtypjes”.

“E di që edhe ky opinion i imi do klasifikohet si sulm, presion, agresion kundër mediave, por e kam të pamundur të hesht kur shoh se si tallen disa me lirinë e fjalës dhe se si liria e shtypit bëhet liri e shtypjes, duke shkelur mbi faktet, njerëzit dhe vendin, në emër të saj”, shkruan Rama.

Kryeministri shton se është gënjeshtër të thuhet që gazetarët në Shqipëri janë viktima të dhunës policore. Ndërsa më tej thotë se është fantazi që gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme politike. Në fund, kryeministri e mbyll postimin duke thënë se nuk ka gjyqe me gazetarë pavarësisht se flitet për të tilla dhe nuk ekziston një ligj antishpifje.

“Gazetarët viktima të dhunës policore në Shqipëri? Çfarë gënjeshtre! Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme politike? Çfarë fantazie! Vetërregullim etik në median shqiptare? Çfarë talljeje! Vetëm titulli mungon: Ankesa për mungesën e lirisë ngaqë s’dimë ç’të bëjmë me lirinë!

Në Shqipëri s’ka as media të intimiduar, as gazetarë të penguar në lirinë e tyre. Madje në Shqipëri ka gjithnjë e më shumë viktima të shpifjeve, gënjeshtrave e lajmeve të rreme! Flitet për gjyqe me gazetarë, kur në fakt s’ka! Flitet për ligjin antishpifje kur në fakt s’ekziston”, shtoi në fund Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...