Fati është në anën e tyre/ Ja cilat shenja do kenë surprizat më të bukura për këtë verë

Muaji Maj sapo ka filluar dhe shumë persona janë të interesuar të dinë më shumë për shenjën e tyre të horoskopit.

Astrologia Liza Gjika e ftuar në D-Night, tashmë një mikeshë e ngushtë e programit na zbuloi më shumë rreth shenjave për muajin Maj.

Cila prej tyre i ka gjërat më mirë për këtë verë?

Peshorja nuk ndodhet në pozicione të këndshme qoftë nga ana profesionale ashtu edhe personale. Gjërat për momentin janë shumë rrëmujë. Ana personale nuk po ecën shumë mirë, por nga vera presim gjëra të mira.

Akrepi ndodhet në pozicion shumë të mirë nga ana profesionale dhe arrin qëllimet e tij, është shumë i zoti për ti dalë ballë punës. Ata që nuk janë në pozicione të mira, mund t’ia dalin.

Shigjetari meqë eklispi është te ai në datën 5 Maj mund të themi që është në hapa të mira drejt suksesit duhet të bëjë durim për anën ekonomike që është pak e dobët, por priten lajme të mira.

Kanë një problem të madh me paranë, pavarësisht se për ta prioritet është shoqëria, puna dhe familja, por duhet të dijë të dalë nga situate dhe të mos bëjë gabimet që ka bërë.

Bricjapi si gjithmonë i dashur, punëtor, altruist dhe të gjitha me rradhë i ka, por kemi një periudhë të vogël mbingarkese nga ana profesionale, ndërsa nga ana sentimentale nuk ndodhet në pozicione shumë të mira. Nëse Bricjapët janë me partner të shenjave të Tokës do të kenë disa probleme që janë shumë serioze.

Megjithatë, me shenjat e ajrit duhet të kenë shumë kujdes Bricjapët dhe duhet t’i zgjidhin menjëherë problemet e mos ti marrin me vrull, t’u japin një mundësi të madhe partnerit dhe vetes sepse një gabi mi vogël sot do iu kushtojë shumë shtrenjtë nesër.

Ujori nuk po ecën si duhet, por planet i ka shumë të mëdha. Pas Majit themi që vera do t’a gjejë atë në piedestal, pra në një periudhë shumë të mirë si nga ana profesionale ashtu edhe sentimentale dhe nuk ndonjë përplasje, por edhe fejesa së shpejti.

Peshqit nga natyra janë të brishtë dhe nuk kompozohen sepse kanë frikë të presin gjëra të reja. Do iu vijë një mundësi e artë por e ngadaltë, pasi janë frikacakë nga natyra dhe duhet t’a shikojnë në sy realitetin, pasi e mira materiale është aty.

Është fati për t’a këtë vit!

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img