Del lista me 30 njerëzit më të sukseshëm në Evropë, midis tyre një shqiptar/ Ja kush është ai…

Dean Çelaj është shqiptari që është renditur në listën e Forbes mes 30 njerëzve më të suksesshëm dhe me influencë ndërkombëtare nën 30 vjeç gjatë 2022-it.

Çelaj është krijues i shumë projekteve teknologjike ndërkombëtare në bashkëpunim me universitetin e Harvardit.

Ai themeloi platformën Akademi.al në vitin 2019 në një përpjekje për të përmirësuar sistemin arsimor në Shqipëri.

Çelaj publikon në platformën e Akademi.al video, leksione të cila nxënësit dhe studentët mund ti ndjekin falas.

Çelaj nënshkroi kontrata me qeverinë shqiptare, kosovare dhe të Maqedonisë së Veriut që Akademi.al të bëhet platforma zyrtare e mësimit në distance në periudhën kur pandemia e Covid goditi botën për herë të parë në 2020-ën, shkruan Forbes.

Aktualisht Akademi.al ka 545,000 përdorues dhe 23,000 video edukative në gjuhën shqipe.

Gjithashtu Deana Çelaj është duke ndjekur masterin në Universitetin e Harvardit ku po punon në projekte të ndryshme në fushën e teknologjisë, bashkëpunëtor i platformave studimore me pedagogët e Harvardit.

Forbes është një revistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Forbes është e njohur për prezantimin e listave te pasanikeve më të mëdhenj te botës.

Revista Forbes është një botim i shtypur me famë botërore i specializuar në ekonominë globale. Ai u emërua pas Bertie Charles Forbes, i cili e themeloi atë në 1917.

Që nga viti 2004, versioni rus i revistës, Forbes Rusia, është botuar në Rusi. Ndoshta lajmi më i pritur që Forbes shpall çdo vit është renditja e miliarderëve në mbarë botën.

Çfarë ndryshimesh kanë ndodhur gjatë vitit? Kush drejtoi, dhe me të vërtetë hyri në listën e miliarderëve të Rusisë? Ne do të flasim për këtë dhe shumë më tepër në artikull.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...