Basha takohet kokë më kokë me Ramën në Dhërmi, hedhin piketat për ….

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka dhënë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme,

ku sipas tij Rama dhe Basha janë takuar në Dhërmi para Kuvendit. Noka u shpreh se draftin për Reformën Zgjedhore e atë territoriale,

kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha e kanë diskutuar tek një darkë që kanë mbajtur në Dhërmi këtë të premte, një ditë para Kuvendit Kombëtar të PD-së. Noka tha se Basha ka shkuar me dy makina “Range Rover” për t’u kamufluar. Klauzolat e marrëveshjes, Noka i konsideroi vrasëse. “Ky draft ka ardhur si informacion që nga momenti kur u mor vesh takimi Rama-Basha.

Basha ka shkuar me dy Range Rover, një Vogue dhe një Sport, për t’u kamufluar. U mor vesh që ishin bashkë. Gjatë gjithë darkës është diskutuar ky draft, atë natë në Dhërmi. E gjithë biseda ka qenë rreth këtij drafti.

Lulzim Bashës që në 2017 iu ngarkua mision shkatërrimi i opozitës, likuidimi i opozitës dhe Partisë Demokratike. Të gjitha pikat që fliten për Reformën Zgjedhore kanë vetëm një synim të godasin çdo kënd tjetër përveç Edi Ramës.

Të ulin fuqinë elektorale me kalkulime e çdo force tjetër politike përveç Edi Ramës. Këto lloj klauzolash janë vrasëse për demokracinë dhe opozitën.

Është si të vrasës demokracinë”, deklaroi Noka. Më tej deputeti demokrat Flamur Noka tha në emisionin ‘Çim Peka Live’ se nëse do të vihet në zbatim projekti Rama-Basha që shkatërron demokracinë, revolucioni do të fillojë.

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit theksoi se revolucioni do të vendosë fatet e qeverisë. “Ditën që do flitet për tu zbatuar ky projekt ogurzi për demokracinë, atë ditë nuk ka rrugë tjetër për të rivendosur demokracinë, është vetëm revolucioni.

Ato marioneta që sot i kam kolegë, që do të votojnë këtë, të shkojnë të jetojnë në ambasada se s’kthehen dot më në degët e PD dhe tek demokratët”, nënvizoi Noka. Kujtojmë ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhej në Vlorë të premten që shkoi, për të zhvilluar një takim me demokratët.

Por dallohet rastësia, pasi në të njëjtin qytet ndodhet edhe kryeministri Edi Rama. Megjithatë për Bashën është e gjitha rastësi, pasi u shpreh për mediat se nuk kishte dijeni për lokacionin e kryeministrit. ““Përshëndetje! Më vjen mirë që iu shoh. U bë kohë pa u parë! As nuk e dija që është këtu sot”, deklaroi Basha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...