Orinda Huta e fton të vijë në podium, Edi Rama nuk e njeh: Ajo vajza që më prezantoi…

Orinda Huta e fton të vijë në podium, Edi Rama nuk e njeh: Ajo vajza që më prezantoi…
Kryeministri Rama së bashku me Elvis Naçin ditën e sotme dorëzuan në Thumanë çelësat e 155 shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 2019-së.

 

Këngëtarja Orinda Huta moderoi eventin e organizuar në Thumanë dhe teksa e ftoi në skenë kryeministrin solli në vëmendje shprehje që ai ka publikuar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit në Facebook.Por kryeministri Rama me sa duket nuk e ka njohur këngëtaren e famshme dhe ju referua “ajo vajza që më prezantoi.”

 

“E kemi parë gjatë gjithë këtij muaji të shenjtë të Ramazanit duke sjellë shprehje në rrjetin social, sigurisht duke prekur zemrat e besimtarëve, por edhe jo besimtarëve.Kemi nevojë për shprehje të tilla të besimit.

 

Kam nderin të ftoj në skenë kryeministrin e Shqipërisë, zotin Edi Rama, i cili jam e bindur se ka shumë për të thënë në këtë ditës të paqes dhe solidaritetit”, tha Orinda Huta.“Besoj që në këto kohë qysh se ra ajo fatkeqësi e madhe duhet të kem ardhur në Thumanë mbi 40 herë dhe mezi e kam pritur këtë moment ku të gjitha punët do të bëheshin bashkë.

 

Përderisa vajza që më prezantoi përmendi dhe ato fjalët e muajit që unë kam publikuar ditë pas dite në këtë muaj, dua të përfitoj nga rasti që ta nënvizoj këtu se pavarësisht se në jam i dhënë me shumë respekt ndaj feve dhe pavarësisht se nuk jam as hoxhë e as prift, nuk më vjen mirë kur shumëkush ngatërron gjëra që nuk duhen ngatërruar”, tha kryeministri.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img